Subscribe

Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratat e përsëritura të Athinës zyrtare lidhur me pengimin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deklaratat e zyrtarëve grekë për veto ndaj Shqipërisë, sipas Ramës janë traditë e marrëdhënieve fqinjësore në Ballkan, që nuk lidhen me punën e bërë nga Shqipëria për këtë proces.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas kreut të qeverisë, drejtësia e re është si ujë në shkretëtirë për një vend si Shqipëria, ndaj qëndrimi i tij ndaj Athinës zyrtare nuk do të ndryshojë, përtej paralajmërimit të palës greke. Kjo e fundit ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë procesin e anëtarësimit, për sa kohë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, nuk lirohet.

 

“Për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e KE, si të përshëndetura pa asnjë rezervë nga 26 venede anëtare të BE. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, jo për rezultatet e pamohushme të Shqipërisë, për hir të së vërtetës, po për një arsye të mosarsyes, tradicionale Ballkanike në marrëdhënie fqinjësore, Greqia. Historia dihet nuk ka nevojë të humbasim kohë. Duke përsëritur qëndrimin tonë gjatë arsyes në fjalë, qëndrim që nuk ndryshon as deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo sepse ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne. Drejtësia për Shqipërinë është sot si uji që sapo ka nisur të dalë në hapësirë në një shkretëtirë, ku brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do dilte kurrë. Unë nuk do të pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e veto-s shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë, profesionalizëm nga një skuadër prej më shumë se 1 mijë vetësh në gjithë sistemin e shtetit tonë që e kanë përfaqësuar me dinjitet e seriozitetet Shqipërinë në tryezat e dialogut”, tha ai.

 

Ai theksoi se edhe nëse Greqia bllokon procesin e anëtarësimit, sërish ai do të kthehet me kokën lartë nga Brukseli./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *