Subscribe

Ndërkohë që Fredi Beleri prej 3 muajsh ndodhet në qeli i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, politika greke vijon që të qortojë palën shqiptare duke e konsideruar arrestimin tij si antiligjor.

 

Këtë të premte, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Beleri, u vizitua në ambientet e spitalit të burgut nga deputeti i Partisë Demokracia e Re Aggelos Syrigos. Pas takimit ky i fundit në një deklaratë për mediat tha se mbajtja e Belerit në qeli është e qëllimshme për të vonuar betimin e tij si kryebashkiak.

 

Ky është rasti i vetëm nga 31 raste të tjera. Ai ka qenë i burgosur edhe pse presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë, përse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat civile dhe nuk e lejon atë të bëjë betimin si kryetar bashkie. Nëse ky është rasti, ligji do kishte thënë nëse një person ka kryer krim, nuk mund të bëjë betimin por ligji nuk e thotë një gjë të tillë. Pra, është një shkeljet e të drejtave civile.

 

Ndër të tjera deputeti grek parlajmëroi se çështja Beleri do të dëmtojë marrëdhënjet mes dy vendeve, ndërkohë sipas tij hapi tjetër i Athinws zyrtare kundër Shqipërisë do të jetë në BE.

 

Kjo është një çëshje shumë e madhe për ne, kjo s’ka të bëjë me burgosjen e tij. Kjo çështje është marrë në konsideratë nga BE dhe mund të bëhet një pengesë kryesore për procesin e integrimit të Shqipërisë që parashikohet të nisë së shpejti.

 

Ditën e hënë pritet që në qytetin e Himarës së ketë protesta pro lirimit të Fredi Belerit ku pritet të marrin pjesë edhe politikane greke. Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërkohë deri më tani i ka humbur të gjitha betejat me drejtësisë për tu liruar dhe më pas për tu betuar si kryebashkiak i Himarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *