Presidenca ka shprehur mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ajo për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk njeh mekanizëm kushtetues pezullues për anëtarët e Këshillit të Ministrave
Presidenti mbështet qartësimin nga GJK kushdoqoftë vendimmarrja e saj”, tha përfaqësuesja e Presidencës.
Qëndrimi i institucionit të Presidentit për çështjen “Balluku” përputhet me atë të Këshillit të Ministrave dhe të Kuvendit të Republikës, duke theksuar se vendimi për pezullim bie jashtë kompetencave kushtetuese./vizionplus.tv





