Subscribe

Gjyqi për “ Kallzim të Rremë” ndaj ish- deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nisi këtë të premte në Gjykatën penale të Tiranës.

Ish- deputeti e cilësoi procesin ndaj tij te montuar.

 

ERVIN SALIJANI

ISH-DEPUTET I PD

“Më akuzojnë si organizator të këtij përgjimi. Unë jam në funksion publik shpresoj që të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë aq sa forca e krimit. Është një proces i montuar, i kërkova prokurorëve që të marrin nën arrest për dëshmi të rremë, Albert Nushin dhe Andon Markun. Të dy janë në përgjime, prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm që nuk më intimidojnë dot.Kam 39 procedime apo padi gjatë kohës së Rilindjes, por nuk më trembin që të realizojë misionin tim. Do kemi surpriza të tjera, çështja nuk është mbyllur“.

 

Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Lulzim Basha akuzoi organet e drejtësisë se po çojnë në gjyq vetëm denoncuesit.

 

LULZIM BASHA

KRYEPAR I PD

Sot prokuroret e ceshtjes dhe gjyqtari pengje te vetingut kane pranuar qe ne vend te nisin hetimet te coje ne gjyq jo kriminelet por denoncuesit e krimitNe denojme kete akt criminal, paralajmeroj gjyqtarin e ceshtjes dhe dy prokuroret se nuk do tia hedhin vetingut me kete akt qe kane bere.

 

Bashke me ish deputetin të pandehur në këtë dosje me të njëjtën akuzës janë Fredi Alizoi, personi që ka pranuar se imitoi zerin e agron xhafajt, Albert Veliu I cilësuar si “Babalja” dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *