E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Çështja “Babale”, mbërrin në prokurori për të dëshmuar Ardi Veliu  

Ka mbërritur tek Krimet e Rënda për të dëshmuar drejtori i Policisë Ardi Veliu. Drejtori i Policisë do të merret në pyetje në lidhje me videon e dytë të publikuar nga ana e deputetit Salianji, ku Fredi Alizoti personi i cili dyshohet se ka bërë zërin e vëllait të minsitrit Xhafaj, pretendonte se ishte shantazhuar nga Ardi Veliu për të pranuar versionin e mazhorancës.

 

Version që Alizoti nuk i ka qëndruar gjatë dëshmisë të bërë në prokurori.

 

Reklamë

Më herët pas këtij materiali të dalë në media, vetë drejtori i policisë kishte mohuar njohjen dhe takimin me Fredi Alizotin duke thënë se këto janë sulme politike të orkestruara nga opozita.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë