Gjykata vendosi që të marrë të pandehur ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji për kallëzim të rremë në çështjen “Babale”.

 

Pas këtij vendimi I menjëherëshëm ka qenë reagimi I kreut demokrat Lulzim Basha, I cili nuk I kurseu akuzat në drejtim të prokurorisë e qeverisë.

 

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se prokuroria çoi në Gjykatë dosjen ku të pandehur janë denoncuesit.

 

“Prokuroria nuk ka guxuar as të thërrasë e të nisë hetimet, por Rama ka marrë në mbrojtje e ka promovuar zyrtarët e policisë. Sot prokurorët e cështjes dhe një gjyqtar peng i vettingut, coi në gjyq jo kriminelët, por denoncuesit e krimit. Dënoj ashpërsisht kete vendim. Ia bëj të qartë gjyqtarit dhe dy prokurorëve se nuk do ia hedhin vetingut me këtë akt që kanë ndërrmarrë. Një për një vettingu do i bëhet publikisht nga PD. Kanë zotimin tim sot. I bëj thirrje cdo prokurori mos t’i bëjë llogaritë me kriminelët në ikje, por me drejtësinë e re. Shpreh vendosmërinë se ky objekt do të zbatohet deri në fund”

 

 

Duke u ndalur tek përgjimet e bëra publike nga PD, Basha se Alfred Alizoti në shkëmbim të parave ka pranuar se është ai që bën zërin e Agron Xhafajt.

 

Sipas kreut demokrat drejtori I Policisë dhe SHISH fabrikuan përgjimet dhe u bënë pjesë e skenarit të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *