Kreu demokrat Lulzim Basha ka akuzuar prokuroren Arta Marku dhe Donika Prelën se do të mbajnë përgjegjësi në lidhje me çështjen “Babale”. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, kreu i PD, u shpreh se organi i akuzës nuk ka ndërmarrë asnjë hetim në lidhje me Agron Xhafajn.

 

Sipas Bashës, prokuroria ka manipuluar dhe fabrikuar provat ndonëse ato janë të qarta. Basha kërkoi gjithashtu që t’i hiqet imuniteti dhe të vihet nën hetim kreu i grupit paralmentar i PS, Taulant Balla pasi, sipas tij, është i përfshirë qartë në këtë ngjarje.

 

“Dëshmitarë i remë për të mbrojtur Agon Xhafajn. Ti hiqet imuniteti dhe të merret nën hetim Taulant Balla. Sepse provat janë të qarta. Provat e Edi Ramës janë manipuluar dhe janë fabrikuar. I bëjmë thirrje policëve të ndershëm që të mos i bashkohen kryeminsitrit dhe të mos i shërbëjnë krimit. I bëj thirrje gazetarëve që të disatancohen nga shërbimi i kryeminsitrit. Njerëz të pandershëm kanë marrë peng shtetin dhe drejtësinë. PD dhe opozita nuk tërhiqet asnjë cast nga lufta ndaj krimit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *