Subscribe

Sikurse në shumë vende të Europës, edhe në shqipëri mund të vendoset green pass për të aksesuar në bare e restorante. Këtë deklaratë në formë pyetje e shtroi ndaj deputetëve të opozitës ministrja ogerta manastirliu nga foltorja e parlamentit.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Mos harrojmë që kur krahasohemi me Europën dhe dalim këtu dhe bëjmë dhe flasim për klasifikime , duhet të përmendim kontekstin , si hyn në një  lokal , një  bar , një restorant  në Europë  , a hyn me greenpass?  Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do t’a vëmë green pass. E vendosëm në universitete.

 

Gjatë interpelancës së thirrur nga partia demokratike deputeti Tritan Shehu ngriti pikëpyetje për vaksinën ruse dhe kineze që janë aplikuar në Shqipëri.

 

“Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë. Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime , mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave.Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri, Komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pa certifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne.

 

 

Manastirliu siguroi se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të aprovuara nga organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

“Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në ShqipërI, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Të gjitha!Pfizer Biontech është aprovuar në 101 vende të botës, dhe është parakualifikuar nga OBSH;AstraZeneca është aprovuar në 124 vende të botës, dhe është e parakualifikuar nga OBSH;
Covishield (AstraZeneca) është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi dhe Kanadanë, dhe është e parakualifikuar nga OBSH;Coronavac e Sinovac është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi Kinën, Turqinë, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut etj dhe është e parakualifikuar nga OBSH;Sputnik V – e aprovuar nga 72 vende të botës, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoni e Veriut.Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani më shumë së 2 milion e 490 mijë vaksina kanë mberritur në Shqiperi dhe janë kryer më shumë se 1 milion 900 mijë vaksinime.

 

Sa i përket procesit të vaksinimit deri më tani 44% e popullatës +16 vjeç është imunizuar, ndërsa objektivi i autoriteteve shëndetësore është që deri ne mesin e vitit 2022 të vaksinohet 70% e popullatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *