E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Ceremonitë përgatitore për shenjtërimin e Nënë Terezës

Ne Vatikan kane nisur qe kete te shtune ceremonitë përgatitore per shenjtërimin e Nene Terezës. Ne fund te jubileut te mëshirës, aktivitetit qe ka sjelle dëshmi te personave qe e kane njohur e jane frymëzuar nga humanistja shqiptare, Papa Francesku ka vlerësuar lart vepren e Nene Terezës.
“Neser kemi shenjtërimin e Nene Terezes. E meriton. Është nder te shpallim te shenjte Nene Terezën. Vepra e saj na ka frymëzuar te gjithëve. Ajo eshte shembulli i shpërndarjes se dashurisë se pakufitë te Zotit tek te varfrit, te sëmuret e te pamundurit. Te ndjekim shembullin e saj per te dhene gëzim e shprese. Nene Tereza na ka bere te krenohemi.”
Te pranishmit ne ceremoninë e mbajtur kete te shtune ne Sheshin Shen Pjeter, e cila i ka paraprirë nje meshe te udhëhequr nga Papa Francesku, kane duartrokitur gjate edhe ne momentet e shfaqjes se nje dokumentari te shkurtër mbi jeten dhe vepren e nobelistes se paqes. Ndërkohe autoritetet kane marre te gjitha masat per mbarëvajtjen e ceremonisë te se dieles, ku pritet te marrin pjese rreth 100 mije besimtare.

Më shumë video

Reklamë