E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ceremonia për Luiza Gegën/ Rama u përgjigjet kritikëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave në rrjet se Qeveria nuk ka mbështetur sportistët, duke marrë shkas nga ceremonia që u zhvillua për Luiza Gegën, e cila u shpall kampione Europe në atletikë.

 

Reklamë

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Rama thotë se ata që e kritikojnë nuk duan t’ia dinë për gjërat që janë bërë dhe për mbështetjen që Qeveria i ka dhënë sportistëve.

 

Ai deklaron se në këtë rast, duhet vrapuar më shpejt, ashtu si Luiza Gega.

 

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkruan kryeministri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë