Politikë
Ceremonia e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës bën “bashkë” Ramën e Metën

Ka nisur pasditen e kësaj të mërkure ceremonia zyrtare e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, në Sheshin e Flamurit, në qytetin bregdetar.
Në këtë aktivitet janë të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe disa personazhe të tjerë të sferës politike.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Edi Rama tha se Lufta e Vlorës është një nga më të veçantat në histori dhe se është koha për të kujtuar heroizmin e ngjarjes.
“Lufta e Vlorës tregoi që shteti shqiptar ekziston. Edhe në kohë lufte, vendi ynë kishte aleatë. Lufta e Vlorës u fitua nga pala që objektivisht ishte e humbur. Luftuan me zemrën e shqiptarit dhe shpirtin e kombit.”

Vazhdo të lexosh
Reklamë




