Zjarri i rënë në cerdhen numër 16 të martën e kaluar dhe disa ditë më parë në çerdhen 14 duket se nuk janë ngjarje aksidentale port ë qëllimshme.

 

Në raportin e tyre në lidhje me këto ngjarje ekspertët e zjarrëfikseve, deklarojnë se ka pasur dëmtime në sistemin e gazit të çerdhes, ku janë prerë tubat.

 

Ky të paktën është dyshimi i ekspertëve të zjarrfikesve për dy ngjarjet e ndodhura në çerdhen numër 14 në zonën e “Ali Demit” në Tiranë 6 ditë më parë por edhe në çerdhen numër 16 në njësinë 5, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

 

Nga hetimet e ekspertëve të Kjo ka shkaktuar rënin e zjarrit në çerdhen numër 14. Dosja hetimore tashmë është në duart e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Në datën 16 gusht, depoja e ushqimeve të çerdhes numër 14 në “Ali Demi” u përfshi nga zjarrit. Ndërkohë mbrëmjen e së martës, flakët e zjarrit përfshinë çerdhen numër 16 që ndodhet në të njëjtën godinë me njësinë bashkiake numër 5 në ish-Bllok.

 

Paraprakisht si shkak i zjarrit është dëmtimi i një kabulli elektrik të frigoriferit, ndërsa burime informacioni pranë policisë bëjnë me dije se ka dyshime të forta se dhe këtë herë kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme të cilat pritet të zbardhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *