Subscribe

Hetimet e prokurorisë për tentativën e arratisjes së dy të dënuarve nga burgu “313” janë zgjeruar më tej, me tre të burgosur dhe gjashtë gardianë.

 

Referuar të dhënave nga dosja hetimore, nën hetim nga akzua janë edhe të burgosurit Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica.

 

Ata dyshohen se kanë patur dijeni për planin e arratisjes dhe janë nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

 

Gjithashtu nën hetim janë vënë edhe gjashtë punonjës të Policisë së Burgjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata janë Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Radion Maloku, Edmond Prenga.

 

Sipas burimeve nga prokuroria, ata nuk kanë ushtruar kontroll fizik të mjeteve dhe pajisjeve që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete. Ky fakt ngre dyshimet për një plan të organizuar edhe me punonjësit e burgjeve.

 

Një ditë më parë autorët e tentativës për arratisje dolën para gjykatës ku morën masën shtesë të sigurisë, izolim për 90 ditë.

 

Skema për arratisjen e tyre ishte e mirëmenduar, pasi një prej të burgosurve preu damarët për të tërhequr vëmëndjen e stafit të burgut, çka bëri që Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të realzionin planin e arratisjes, i cili dështoi në momentin e fundit.

 

Por i dënuari për 613 kilogramë kokainë të ardhura nga Ekuadroi në sallën e gjyqit mohoi të ketë qenë pjesë e planit duke ua lënë përgjegjësinë dy të burgosurve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *