Subscribe

Prej pranverës së këtij viti turizmit shqiptar i është shtuar një oaz i vërtetë luksoz, “Melia Durrës” një hotel me 5 yje i vendosur në bregdetin e lakmuar të Gjirit të Lalzit, pjesë  e San Pietro Resort”, “Melia Durrës” është një fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes brandit prestigjoz spanjoll “Melia”, ndër më të famshmit në Europë dhe botë, si dhe grupit po kaq të njohur të investimeve në vendin tonë “Concord Investment”.

Gabriel Escarrer, CEO i “Melia” Group, përmes një intervistë ekskluzive për emisionin “E-Zone” në Vizion Plus  rrefeu të gjithë impresionet e tij të këtij investimi në bregdetin shqiptarë, ofertën e këtij hoteli, më i madhi e më luksozi në vendin tonë si dhe planet për të ardhmen në Shqiperi.

 

 

 

Pyetje: Ja ku jemi sërish Z.Escarrer. Kjo është vizita juaj e dytë në Shqipëri dhe në hotelin “Melia Durrës”. Tani gjithçka ka mbaruar. “Melia” është bërë realitet. Mund të na thoni nëse ky hotel i përmbush pritshmëritë tuaja?

 

ESCARRER: Absolutisht! Është sipas standardeve të duhura si për shërbimin, ashtu edhe për markën “Melia”. Jam i sigurt se do të jetë një hotel i suksesshëm dhe do të bëhet destinacion për të gjithë.

 

Pyetje: Me sa di, në Shqipëri nuk ka hotel të madh si “Melia”, por as në rajon. Ç’mund të thoni për këtë? A mund të themi se është edhe një ndër më të mëdhenjtë në Europë, për grupin “Melia”?

 

Escarrer: Besoj se përfaqëson atë që ofron marka. “Melia” ka qenë gjithnjë një destinacion pionier në mbarë botën, kur bëhet fjalë për resortet. Pionier në Spanjë, por edhe në Mesdhe. Ishim pionierë në Azi dhe në Karaibe. Duke qenë pionierë në Shqipëri, kjo përfaqëson diçka për të cilën jam shumë krenar. Falë bashkëpunimit me grupin “Concord”, jam i sigurt se do të jetë një pronë shumë e suksesshme dhe fitimprurëse.

 

Pyetje: Zoti Escarrer, pse vendosët të bëheshit pjesë e tregut tonë?

 

Escarrer: Mendoj se Shqipëria ka shumë gjëra për të ofruar, jo vetëm për bukurinë që ofron vendi, por edhe për mikpritjen e popullit. Duhet t’ia tregojmë këtë pjesës tjetër të botës. Në fazën e parë synimi është t’i drejtohemi tregut të Europës. Jam i sigurt se do të sjellim shumë klientë nga Spanja, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe disa vende të tjera në Europë. Ata do të mrekullohen nga bukuria. Jo vetëm nga cilësia e plazheve, por edhe nga trashëgimia kulturore dhe mikpritja e njerëzve të këtij vendi. Jam i sigurt që pas disa muajsh të gjithë në Europë do të flasin për mikpritjen dhe industrinë e turizmit në Shqipër

Pyetje: Pra, marka juaj do të ndikojë dhe do të jetë një referencë në turizëm, që emri i Shqipërisë të njihet më mirë dhe më shumë si një destinacion turistik?

 

Escarrer: Patjetër! Kjo është motoja që kemi ndjekur në 67 vitet e fundit. Hoteli ynë i parë ndërkombëtar u hap 37 vjet më parë në Bali, Indonezi. Asokohe nuk kishte europianë në Indonezi. Qysh nga fillimi, pjesa më e madhe e tregut në Bali përfaqësohej nga turistët Europianë. Jam i sigurt se mund ta sjellim këtë përvojë në Shqipëri dhe do të sjellim këtu shumë njerëz nga Italia, Spanja, Franca. Për disa muaj, numri i klientëve europianë në Shqipëri do të jetë i konsiderueshëm.

 

Pyetje: Z.Escarrer kam një pyetje në lidhje me menaxhimin e këtij hoteli të madh. Cilat janë sfidat për të menaxhuar hotele në të tilla përmasa dhe a do të sillni personelin më të mirë këtu në “Melia Durrës”?

 

Escarrer: Absolutisht! Për ne është shumë e rëndësishme të vendosim standarde të larta si në shërbim, ashtu edhe në produkte, meqë jemi pionierë. Prandaj kemi sjellë njerëzit më të talentuar, për t’u siguruar që t’i trajnojnë vendasit në mënyrë që të kenë standarde të larta. Kemi parë që mikpritja e popullit shqiptar është ndër më të spikaturat, ata duan të mësojnë. Duke i trajnuar, jam i sigurt që nuk do të kemi vetëm resortin më të madh në Shqipëri dhe më fitimprurësin, por këtu do të gjeni edhe standardet më të larta si për produktet, ashtu edhe për shërbimin.

 

Pyetje: “Melia” ndodhet në resortin e madh “San Pietro” dhe ka të përfshirë 1000 njësi në të gjithë zonën. A është ky modeli më i mirë që zbatoni kur vendosni të hapni një hotel?

 

Escarrer: Duke bashkëpunuar ngushtë me grupin “Concord” kemi qenë shumë të suksesshëm. Ky hotel do të bëhet një destinacion turistik për të gjithë dhe, meqë rrethohet nga pasuritë e patundshme luksoze, vlera e pronave të grupit “Concord” do të rritet në maksimum.

 

Pyetje: Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit dhe partneritetit me grupin “Concord Investment”. Mund të na thoni cila është pika e fortë e këtij bashkëpunimi?

 

Escarrer: Ky grup është një familje tjetër. Ne jemi mësuar të punojmë me familje në mbarë botën, sepse dihet që një familje ka një vizion dhe përkushtim afatgjatë. Pra, ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Jo vetëm që duam të sjellim reputacionin më të mirë në vend, por gjithashtu duam të vendosim standarde të larta në lidhje me shërbimin, përkushtimin, ruajtjen e mjedisit, bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë e vendit. Herën e fundit që isha këtu u takova me Kryeministrin, me Ministrin e Turizmit. Pra, këtu nuk kemi vetëm mbështetjen e fortë të grupit “Concord”, por edhe mbështetjen e qeverisë. Duke rreshtuar qeverinë, investitorin, që në këtë rast është grupi “Concord” dhe “Melia”-n jam i sigurt se ky grupim do të jetë i fuqishëm dhe do të jetë fillimi i një partneriteti shumë të suksesshëm./Vizion Plus

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *