Subscribe

Pas shtyrjes me dy vite, në 2023 INSTAT parashikon të zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

 

INSTAT thonë se ky proces do të nisë në 18 shtator dhe puna në terren do të zgjasë 6 javë. Drejtorja e këtij institucioni, Elsa Dhuli, jep disa të dhëna lidhur me metodën që do te përdoret si dhe si do të veprohet me pyetjet mbi etninë dhe fenë që u bënë objekt debatesh në censusin e fundit.

 

“Do të jenë 8 mijë qyetarë të angazhuar të cilët do të mbledhin të dhëna në tërren. Pjese e pyetjeve do të jenë edhe ato që lidhen me ndërtesën ku banohet si dhe disa pyetje për bujqësinë. Ato do të jenë të dhëna thjesht informative për instat. ndërkohë sa I përket pyetje për entinë, fenë dhe gjuhën, qytetartët kanë të drejtën të mos përgjigjen”-u shpreh Elsa Dhuli

 

Edhe në këtë census do të trokitet derë më dere, por risia është që do të përdoret teknologjia në procesin e regjistrimit.

 

“Metoda që do të përdorim do të jetë tradicionale, do të shkojmë derë më derë, por jo më me letër, por me tablet, pra do të përdorim teknologjinë për një proces më të shpejtë. Të gjitha të dhënat do të mblildhe për 6 javë dhe më pas do të nevojiten afro 7 muaj kohë për prpunmin etyre dhe nxjrrjen e rezultat final, cka do të thtoë qershor 2024 censusi do të jetë gati”, u shpreh drejtoraja e Instat.

 

Por ligji parashikon edhe penalitete, në rast se qytetari refuzon të japë informacion, gjoba vijon nga 50 deri 100 mijë lekë.

 

Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por u shty prej pandemisë. Në 2021 u shty sërish për shkak të zgjedhje parlamentare, e vitin e kaluar prej krizës. Regjistrimi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga regjistrimi i vitit 2001.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *