Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat...

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie...

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet...

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte...

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

Censura për email-et sekrete/ Prokuroria të merret me hakeruesit, jo me publikuesit

19 Shtator 19:32

Prokuroria ka paralajmëruar mediat se do të ndiqen penalisht ato që kanë nxjerrë email-et dhe dokumentet e klasifikuara si sekret të ish-Drejtorit të Policisë Gledis Nano, të nxjerra fillimisht diten e sotme nga grupi i hakerave “Homeland Justice”.  

 

Policia bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik dhe i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it të ndihmojë rreth këtij urdhëri.  

 

Pra, pasi te gjitha të dhenat jane shperndare nga te gjitha televizionet, portalet, radiot dhe rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranes është kujtuar që të vendose ndalimin e publikimit.  

 

 

Kjo eshte praktikisht e pamundur, jo vetem sepse cënon lirine e medias dhe të informimit, por edhe sepse çdo qytetar tashme posedon të dhënat sekrete që janë hakeruar.

 

 

Tentativa të tilla që cënojnë lirinë e medias janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me parimet bazë të ndarjes së pushteteve, ku media ka rolin e saj në një demokraci funksionale.  

 

 

Do të ishte më e udhës që Prokuroria të merrej me hakeruesit sesa me publikuesit.  

 

 

Reagimi i plotë:

 

Policia e Shtetit

 

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

 

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

 

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

 

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

 

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Hakerat policia

Nga e njëjta kategori

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

më shumë...

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë punën”, Rama: Nëse do më shkonte ndërmend t’ju tradhtoja, do ikja kokulur

më shumë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për Zvërnecin: Dënoj dhunën ndaj protestuesit

më shumë...

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente për projektin dhe sjelljen e policisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

10:59

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore,...

10:58

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet...

10:48

“Pishë Poro nuk është një zonë e...

10:34

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...

10:24

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar,...

10:18

“Më tregoni me gisht si prurësin e...

10:10

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata...

9:38

Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes...

9:30

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet,...

9:11

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

8:56

Përplasjet në Zvërnec, Policia e Shtetit i...

8:29

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:08

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.