Censi i popullsisë do të ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e kapitujve për integrim në Bashkimin Europian. Ky është qëndrimi i të ngarkuarit me punë në Tiranë, Luigi Soreca, në konferencën hapëse të Censit.

 

Ai shton se ky proces do të paraqesë të dhëna më të besueshme dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë fonde nga BE.

 

“Kjo do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të besuar informacion të besueshëm, për të planifikuar dhe hartuar shënime të mira publike dhe për të dhënë fonde në buxhetin shtetëror. Siç e dimë Shqipëria në rajon në përgjithësi përballet me sfida specifike, prandaj duhet të ketë informacion të besueshëm specifikisht për sa i përket kësaj zgjedhje, që kanë të bëjnë me çështje speciale. Kjo pikë dhe zhvillimi i mëtejshëm statistikor në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Nuk është rastësi që kapitulli që përfshin statistikat, përfshihet në grup kapitujt thelbësore”, tha Soreca.

 

Censi i popullsisë dhe banesave do të nis më 18 shtator. Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se teknologjia e lartë dhe standardet europianë do të mundësojnë finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *