E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çeno: PD po punon për ofertën më të mirë! Ibraj: Kemi 10 vite që e dëgjojmë, por në pushtet vjen Rama

Sekretar i marrëdhënieve me jashtë, Enri Çeno, tha se partitë kanë nevojë për një lloj rinovimi, rithemelimi dhe rimodelimi të modelit politik.

Ai tha se opozita ka detyrë të sjellë ofertën më të mirë për zgjidhje në vendin tonë, dhe se PD po punon për këtë.

Reklamë

Me ironi, avokati Kujtim Ibraj tha se PD ka 10 vite që thotë se po punon, por pa rezultat konkret, pasi në pushtet vjen Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Çeno: Kemi anëtarë partie që mezi na afrohen fshehtas, sepse familjarëve të tyre u kontrollohen votat. Ka nevojë për një lloj rinovimi, rithemelimi, rimodelimi i modelit politik. PD dhe opozita në kompleks e ka detyrë të ofrojë ofertën më të mirë. Por ne nuk mund ta bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipëri. Janë larguar 1 milion shqiptarë në 13 vite. Këtu funksionon vetëm call center, pastrimi i parave. Nuk ka një koncept kjo qeveri se si mund të zhvillohet kjo ekonomi. Edhe unë, s’i ri kam fuqi për ta ngritur zërin. Ne jemi duke punuar.

Ibraj: Këtë duke punuar e dëgjojmë prej 10 vitesh. Por në pushtet vjen Rama. Ngelen duke punuar, duke punuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë