Subscribe

Edhe pse masat për vitin e ri shkollor parashikonin rreth 250 efektive, te cilët patrullojnë pranë shkollave, serish ngjarjet kriminale nuk kane munguar. Ne shkollën e mesme “Çajupi” pak dite me pare dy te rinj u përfshinë ne konflikt, ndërsa njeri prej tyre u plagos rende me thike. Ngjarja e rende fare pranë oborrit të shkollës vuri ne pikëpyetje masat e policisë, por ringriti dhe shqetësimin e armëve të cilat futen ne këto institucione arsimore. Ndonëse për rastin policia e Tiranas pritet të ndryshoje diçka ne planin e masave zv/drejtori i policisë se Tiranas Dhimitraq Ziu kërkoi vëmendjen e mësuesve. Sipas tij janë mësuesit ata qe mund të japin informacionin e nevojshëm për nxënës problematike. Policia ngre dhe shqetësimin e kontrolleve fizike të cilat vazhdojnë të mos bëhen ne prani të efektivëve. Ne të paktën dy konflikte mes të rinjve debati ka nisur ne ambientet e shkollave e ka përfunduar ne përplasje fizike e deri dhe ne plagosje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *