Selltik rriti diferencën e pikëve ne vend te pare pas fitores ne javën e 22 te kampionatit skocez, një ekskluzivitet i platformës tring. Ne Tanadis Park, skuadra e Roni Delia mundi me rezultat te thelle 4-1 vendasit e Dandi United. Miqtë zhbllokuan takimin ne minutën e 21, kur pas nje kundërsulmi te shpejte golashënuesi me i mire i kampionatit skocez Grifits kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Pavarësisht golit te shënuar, te ashtuquajturit The Boys nuk i ndalen sulmet dhe 6 minuta me vone Simunic dyfishoi rezultatin. Pas nje goditje dënimi, kroati gjuajti sakte me koke, duke mposhtur portierin kundërshtar. Te zotet e shtëpisë qe luftojnë per mbijetesën u duken se hynë ne loje, kur ne minutën e 31 ngushtuan diferencën me Murray. Por ne një diference te madhe kualitetesh, kampionet ne fuqi te Skocisë shënuan edhe dy gola te tjerë me fillimin e pjesës se dyte. Ne minutën e 48 Grifits shënoi golin e dyte personal ne ketë mbrëmje dhe te tretin për skuadrën e tij. Por goli me spektakolar i mbrëmjes erdhi ne minutën e 56, kur Komon pas nje pasimi nga e majta, me një gjuajtje fantastike çoi topin ne rrjete ne shifrat përfundimtare 4-1. Me ketë fitore Selltik ngjitet ne kuotën e 49 pikëve, 6 me shume se ndjekësit me te afërt te Aberdeen.