Mbrëmjen e kësaj të enjtje Bungestagu gjerman ka nisur diskutimet për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

 

Gjatë këtij diskutimi deputeti i SPD-së, Josip Juratovis kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Juratovis është shprehur se duhet që ti jepet një tjetër shans Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugen e integrimit.

 

Deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn, në fjalën e tij në seancën plenare për votimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur se duhet t´i japim një prespektive te qarte integrimit të Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

 

“Shqiperia ka bere perparim ne sistemin e gjyqesorit, por ka ende punë që te bere ne luften kunder krimit te organizuar. Po te votojme per Shqiperine i japim nje shans historic, kemi vendosur kritere shume te forta per shqiperine, te ndara ne dy faza. Hapja e negociatave nuk do te thote anetaresim. Të gjithë shqiptaret shohin dhe presin vendim te rendesishme nga ne.””

Deputeti i AFD, Thomas Hacker në fjalën e tij nga foltorja është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e sistemit të drejtesisë. Ndër të tjera ai është shprehur se te plotesohen njehere kushtet pastaj te çelen negociatat per Shqiperine.

 

Depueti i Die Linke Andrej hunko ka theksuar se partia e gjelber ka dhe kushte te tjera shtese per Shqiperine dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në Shqiperi kanë protestuar shume studente dimrin e fundit.

 

Ndërkohë pritet që Bundestag pas pak të votojë rezolutën e CDU/CSU për çeljen e negociatave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *