E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm i lartë, tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim.

Reklamë

Kryeministri thekson se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj, duke shtuar se kjo tregon një ritëm të lartë në përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së.

“RRUGA DREJT SHQIPËRISË 2030 VAZHDON PA NDALIM

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.

Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Edi Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë