E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Celine Dion ende vuan për humbjen e bashkëshortit

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion ka deklaruar se ajo së bashku me dy binjakët e saj 6- vjeçar, flenë në të njëjtin shtrat, që kur bashkëshorti i saj, Rene Angelil, ndërroi jetë.

 

 

“Unë e bëj këtë gjë që të mos të ndihem e vetmuar. Kështu që mora një shtrat të madh dhe fle bashkë me dy djemtë e mi, Nelson dhe Eddy. Ata kanë nevojë për mua si dhe unë kam nevojë për ta. Gjithashtu, ne imagjinojmë sikur Rene është me ne, e puthim atë çdo natë. Kemi një fotografi të vogël dhe i themi atij “natën e mire”. Pastaj fëmijët flasin me të dhe i shkruajnë fjalë, që ai t’i shikojë kudo që të ndodhet atje në qiell”, – tha Dion për prestigjozen “The Sun. Ajo tha se Angelil jeton me fëmijët e tyre dhe kujtimet që ajo ndan me bijtë e saj.

Reklamë

 

 

“Ai më dha dy fëmijë të mrekullueshëm, e shoh atë përmes tyre çdo ditë, Rene nuk do të më lërë kurrë”, – shtoi Celine më tej. Bashkëshorti i saj, vdiq në moshën 73-vjeçare në janar të vitit 2016, pas një beteje të gjatë me kancerin.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë