Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri këtë të hënë një dalje publike për të shpjeguar rastet kur fleta e votimit quhet e pavlefshme.

 

Ai e vuri theksin te fakti se në një votues nuk mund të zgjedhë kandidatin e një partie dhe më pas një parti tjetër.

 

Sa i takon faktit që kandidatët identifikohen me numra, Celibashi deklaroi se me qëllim që qytetarët t’i njohin, do të vendosen postera në çdo qendër votimi.

 

“Është e qartë që nuk do të jenë emrat, por numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia, që ë do të thotë votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike,që duan të zgjedhin. Vec kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj që tregojnë se cfarë numri ka secili kandidat dhe secila parti, do të ketë edhe fletëpalosje në cdo dhomë të fshehtësisë, nëse do të konfuzohet ta konsultojë edhe një herë informacionin me fletëpalosjen që do të jetë te dhoma e fshehtësisë. Një votues mund të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe vetëm një kandidatë të kësaj partie ose koalicioni. Nuk mund të zgjedhë një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër, në çdo rast zgjedhja do të jetë brenda partisë. Votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin, nëse nuk do të zgjedhë kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme është edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit. Nuk mund të zgjedhë 2 kandidatë apo 2 parti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *