E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Celibashi: Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit dhe se është ende në proces në nëntë KZAZ.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Celibashi iu drejtua më tej me një thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të vijojnë pa ndërprerje punën.

“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë