Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 48.2 për qind. Mirëpo, ky nuk është rezultati final, pasi ende nuk ka informacione nga të gjitha qendrat e votimit.
Në një prononcim për mediat, Celibashi sqaroi se pajisja e identifikimit elektronik ka punuar me metodën offline dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet raportimi në kohë reale i votuesve.
“Ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit. Ndërkohë, është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimit. KQZ është duke e monitoruar. Procesi i transportimi të fletëve të votimit dhe bazës materiale është duke u bërë në përputhje me procedurat. Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave, janë në nivele 48.2 për qind. Rezultatin final do ta kemi pasi ta marrim të gjithë informacionin nga të gjitha qendrat e votimit. Në pjesëmarrjen totale të zgjedhjeve në numër e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit.”