Këtë të hënë është bërë inaugurimi I ambienteve të posaçme për intervistimin e të miturve në Komisariatin e Policisë nr.5, në Kamëz.

 

Në fjalën përshëndetesë zv.Ministrja Romina Kuko tha se ky investim në një institucion të tillë i vlen të gjithë të miturve pa ngjyra partiake prandaj duhet përshëndetur. Ajo shtoi se të rinjte mësojnë nga shembujt dhe jo nga fjalët.

 

Në fakt ne sot po përurojmë një ambient, i cili është shumë i domosdoshëm dhe i nevojshëm për çështjen e përmbushjes së standardeve. Kemi Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, i cili revolucionarizon në njëfarë mënyre, mënyrën se si fëmijët, të miturit, të cilët janë viktima apo autorë, të cilët janë dëshmitarë të ngjarjeve kriminale, trajtohen brenda Komisariatit.Është shumë e rëndësishme që ne ta kemi këtë standard dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, të ketë një ambient të posaçëm ku fëmijët të mos bien në kontakt me pjesën tjetër të Policisë, për sa i përket trajtimit të autorëve.Ajo që unë dua të theksoj, është fakti që ne duam të largojmë fëmijët nga Komisariati. Ne duam të krijojmë një hendek dhe një distancë jashtëzakonisht të madhe të botës së fëmijëve dhe të miturve me Komisariatin.Është shumë e rëndësishme që ne të rinjve t’i japim shembullin më të mirë të mënyrës se do trajtojmë njëri-tjetrin, sepse dhuna ndonjëherë nis edhe duke parë, duke observuar dhunë. Dhoma që po inagurojmë sot, miqësore ndaj të miturve është e para.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *