Subscribe

Një nder zonat me bukura malore te Shqipërisë, Valbona, ka çelur sezonin turistik. Turistë vendas dhe të huaj kanë marre pjesë në aktivitetin e organizuar për këtë rast. Fillimisht te pranishmit jane njohur me objekte te trashëgimisë kulturore e te etnografisë se zonës në muzeun e Bajram Currit. Me pas ata jane zhvendosur në Luginën e Valbonës, ku vizitoret patën mundësin të shijonin muzikën, vallet popullore si dhe panairin me ushqime tradicionale. Kryetari i Bashkisë së Tropojë Besnik Dushaj duke u ndalur tek vlerat natyrore dhe kulturore të kësaj zonë ftoi të gjithë turistet ta vizitojnë. Festa eshte mbyllur me inskenimin e nje dasme tradicionalë tropojanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *