Subscribe

Kush mendon se bregdeti është zgjidhja e vetme për kaluar pushimet gabohet. Një destinacion mjaft tërheqës është Thethi. Në këtë zonë të thellë nuk mungojnë turistët e huaj, por edhe vizitoret nga zona të Shqipërisë. Në hapjen e sezonit turistik, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, premtoi se shumë shpejte do të hapet një zyrë turistike dhe do të përfundohet infrastruktura rrugore. Ndërkohë përfaqësues te Ministrisë se Mjedisit dhe Agjencisë se Zonave të Mbrojtura kane bërë të ditur se është gati një projekt për përfshirjen e zonës nga Vermoshi ne Valbonë në një park të vetëm, të quajtur Parku Kombëtar i Alpeve me një sipërfaqe prej 85 mijë ha. Thethi është një magji më vete në zemër të Alpeve, në vargmalet e Bjeshkëve të Namuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *