Subscribe

Qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik i cili është shoqëruar me aktivitete,  panaire të punimeve artizanale dhe produkte bio të kësaj zone. Qyteti mikpritës këtë vit e ka çelur sezonin turistik përmes një kalendari të larmishëm aktivitetesh të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

 

Eduart Kapri kryetar i bashkisë Pogradec në ditën e çeljes së sezonit ka ftuar turiste vendas dhe të huaj për të shijuar panoramën dhe mikpritjen qytetare Pogradecare.

 

Nga ana tjeteër Kapri foli për një sërë punimesh të realizuara nga bashkia për të ofruar një sezon veror sa më komod për çdo turist që do të frekuentojë Pogradecin teksa nga ana tjetër ka bërë edhe një herë apel ndaj instancave qëndrore, por edhe bizneseve private për angazhim në vënien në funksion të tragetit turistik Pogradec-Ohër-Strugë që do të jetë një risi në zhvillimin e turizmit mes dy vendeve.

 

Panairi i organizuar në këto ditë festive ka sjellë disa nga elementët tradicionale të Pogradecit por edhe të rrethinave të ndryshme të cilat shfaqen për qytetarët dhe vizitorët traditat e vendeve të tyre përmes punimeve artizanale dhe produkteve bio.

 

Vendet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në Pogradec, mbeten padyshim Driloni, Tushemisht si dhe Lini por edhe vetë qyteti i Pogradecit. Vende që ofrojnë vlera të trashëgimnisë kulturore si dhe një kulinari tradicionale. Bashkia e Pogradecit ka një kapacitet akomodues deri në 3000 vende, duke përfshirë këtu edhe bujtinat në fshatrat turistikë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *