E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Çelet festivali i filmit me metrazh të shkurtër në Korçë

Çelet në qytetin e Korçës festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër i quajtur Korça Short Film Fest.

 

Reklamë

Drejtori i këtij festivali Gledis Bica sqaroi në një konferencë shtypi detaje të aktivitetit që shënon edicionin e dytë radhazi në Korçë. Ai tha se janë përzgjedhur 50 filma nga 27 regjisorë të vendeve të ndryshme.

 

Prurja në zhanrin e filmit të shkurtër ka qënë edhe më e madhe sepse u paraqitën në konkurimin fillestar mbi 800 filma nga 37 vende.

 

Këtij festivali i parapriu për disa ditë programi KIDS me fëmijë të moshave nga 7-12 vjeç që realizuan filma të shkurtër dhe u njohën me teknikat e tij.

 

Risi e këtij edicioni është të parit e filmave edhe me syze virtuale thanë organizatorët.

 

Festivali i filmit të shkurtër nis të hënën në ambjentet e teatrit të Korçës ku do të shfaqet një pjesë e krijimtarisë dhe tjetra në sheshin pranë kullës të qytetit.

 

Ky aktivitet kulturor mbështetet nga bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, si dhe ambasadat austriake dhe franceze të atashuara në Tiranë. Festivali zhvillohet nga datat 8-12 korrik në Korçë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë