Çelesi I guximit ndodhet ne tru dhe ai është i fshehur në një grup qelizash nervore që quhen “Olm” dhe që ndodhen në hipokamp, zona që ruan kujtimet.

Në fakt, janë këto qeliza që e bëjnë më të lehtë të përballesh me detyra të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë reduktojnë edhe ankthin.

Këto të dhëna kanë dalë nga një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” nga një grup i Universitetit suedez të Upsalas, të drejtuar nga Klas Kullander dhe në bashkëpunim me Universitetin brazilian të Rio Grandes të Veriut.

Autorët kanë treguar tek minjtë se këto qeliza stimulohen kur kafsha gjendet pranë një grabitqari, si një mace të cilës i ndjen aromën, ndonëse gjendet i strehuar në një vend të sigurt.

Megjithatë, mekanizmat nervorë që rregullojnë funksionimin e qarqeve të guximit tek të cilat janë të përfshira qelizat “Olm” mbeten të panjohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *