I vetmi kuqezi qe shkëlqeu ne fundjave ishte Endri Çekiçi. Pogradecari, anëtar i ekipit Shpresa, shënoi te vetmin gol per skuadrën e tij Lokomotiva Zagreb, por skuadra e tij u mund 2-1 nga Inter Zapresiç ne javën e 6 te kampionatit kroat te futbollit. Vendasit gjeten shpejt qe ne minutën e 9 rrugën e rrjetës, por skuadra e dyte e Zagrebit u përgjigj me fillimin e pjesës se dyte, kur ne minutën e 57 Çekiçi i dhuroi barazimin provizor Lokomotivës. Gjithsesi miqtë nuk arritën te administrojnë kete rezultat, pasi ne minute 70 Inter Zapresiç shënoi golin e fitores. Per Çekiçin ky është goli i pare per kete sezon, ndërsa është vitit i dyte i dhene borxh nga Dinamo Zagreb drejt Lokomotivës. Çekiçi ishte i vetmi qe luajti per Lokomotivën, futbollisti tjetër i Shpresave Grezda, nuk u aktivizua asnjë minute, duke qëndruar gjate gjithë kohës ne stolin e rezervave, ndërsa nuk ishte grumbulluar mbrojtësi Prenga. Pas përfundimit te javës se 6-te Lokomotiva e cila merr pjese kete sezon edhe ne kupën e vogel te Europes, mban vendin e fundit ne renditjen e kampionatit kroat ne kuotën e 2 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *