Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka shprehur vlerësime në lidhje me infrastrukturën dhe investimet që po bëhen në futbollin shqiptar.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e FSHF, Ceferin nënvizoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se është I kënaqur nga bashkëpunimi që ka me federatën shqitare.

 

“Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju.”

 

Për numrin një të UEFA, stadiumi Air Albania mund të cilësohet si më I këndshmi në Ballkan.

 

“Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *