Aleatët kryesorë te Lulzim Bashës në Europë, kristian demokratët gjermanë, i dhanë një goditje të fortë vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

 

Grupi parlamentar i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, ka dënuar këtë veprim, duke bërë të qartë se hapja e negociatave të anëtarësimit është në rrezik.

 

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman Florian Hahn deklaroi se Shqipëria po humbet besimin e partnerëve europiane me veprimet e fundit të opozitës.

 

Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur.

 

Djegia e mandateve sipas kristian-demokrateve gjermane do te sjelle tensione dhe protesta te dhunshme. Ndaj dialogu është i rëndësishëm.

 

Deputetët po bëjnë një shërbim të keq, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marrëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik.

 

CDU/CSU është pjesë e Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike Shqiptare.

Nderkohe më herët edhe Ministria e Jashtme gjermane theksoi në një deklaratë për Deutsche Welle, se akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar – nënvizohet në deklaratë – është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, është e papranueshme.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *