Obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe jeta sedentare po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e numrit të personave që preken nga diabeti. Në Shqipëri, aktualisht rreth 111 mijë qytetarë vuajnë nga kjo sëmundje kronike, ndërsa çdo vit regjistrohen rreth 6000 raste të reja.
“Në Shqipëri vuajnë rreth 111 mijë persona me diabet dhe 6000 persona diagnostikonë cdo vit. Personat obezë janë më të rrezikuar, për këtë arsye mundohemi dhe flasim shumë për stilin e shëndetshëm të jetesës. Sidomos në diabetin tip 2 ka një dikim shumë të madh edhe gjenetika. Ata që vujanë nga diabati, dhe që janë të shëndoshë, që nuk kanë një stil jetese të shëndetshëm. Megjithatë e shikojmë edhe tek grupmoshat e reja”, thotë Megi Lekbello, mjeke enokrinologe.
Për të parandaluar këtë sëmundje shpesh të heshtur dhe pa simptoma, mjekët këshillojnë kryerjen e check up-it falas nëpërmjet programit të depistimit, i cili ofrohet në të gjitha poliklinikat e vendit.
“Kjo falë edhe programit të depistimit që është check up që na ndihmon të diagnostikojmnë sa më herët personat me diabet. Politikat shëndetësore në 2026 parashikojnë dhe fokusohen së pari në vazhdimin e depistimit falas për pacientët me diabet së dyti në trajtimin falas të ketyrë pacientëve, marrjen e fishave falas për grupet në nevojë dhe së katërti na ndihmon edukimi i popullatës. Glicemia esëll një mënyrë për të matur diabetin”, thotë mjekja.
Dita Botërore e Diabetit shërben si një kujtesë se me informacionin e duhur dhe diagnostikimin e hershëm, komplikacionet e diabetit mund të shmangen dhe jeta e pacientëve të përmirësohet ndjeshëm.





