E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Çau postblloqet e policisë e plagosi 5 vetë/ Autori: Po më ndiqte një fuoristradë

27-vjeçari që iu largua forcave të rendit mëngjesin e kësaj të marte dëshmoi në Polici se një fuoristradë po e ndiqte që në Devoll. Sipas tij, kjo është arsyeja pse i arrestuari nuk ndaloi në asnjë postbllok.

 

Reklamë

“Një fuoristradë më ishte vënë pas që në Devoll. U detyrova të largohem me shpejtësi prandaj nuk ndalova”, ka dëshmuar i riu para oficerëve të policisë.

 

Nga përplasja e të paktën 4 mjeteve në Krastë të Elbasanit mbetën të plagosur pesë persona: efektivi i policisë Eugen Abdurrazaku, shtetasit Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani (instruktor autoshkolle) dhe Adriana Mukja.

 

I arrestuar nuk i ka ndaluar partullave të policisë që ishin ngritur më pare në zonën e Pogradecit dhe Korçës, dhe është nisur drejt Elbasanit ku edhe është shkaktuar aksidenti.

 

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Më shumë video

Reklamë