Skëndërbeu do të marrë një përgjigje nga Gjykata e Arbitrazhit sportive në lidhje me dënimin që I ka dhënë Uefa, në muajit në vazhdim.
Pas aludimeve në opinionin sportive shqiptar nëse, dosja “Skënderbeu” është shqyrtuar apo jo në Lozanë, ka qënë vetë “CAS” që ka sheshuar gjithcka.
Në mesazhin derguar klubit korçar e konkretisht z.Takaj, Gjykata e Arbitrazhit konfirmon shqyrtimin e ankimimit të klubit korcar në këtë institucion të dënimit të dhënë në 2018 nga komisionet e Uefa-s për përjashtimin me 10 vjet nga kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë pas hetimeve të kryera lidhur me dyshimet për tolerime ndeshjesh.
Në letër thuhet se vendimi do të bëhet publik në muajt në vijim por pa specifikuar një hapësire konkrete kohore.
Megjithatë gjasat janë që kjo të ndodhe para nisjes së sezonit të ri të kupave të Europës.
Drejtuesit e klubit Skenderbeu janë shprehur herë pas herë të bindur në pafajësi dhe të gjitha argumentet e tyre I kanë bërë të qarta edhe para trupës së gjykatës së arbitrazhit sportive këtë të martë në Lozanë, ku ishte I pranishëm bashkë me studion ligjore që I përfaqëson edhe vetë presidenti Takaj.






