E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Caruso” vjen në Tiranë

Një trupë balerinësh italianë, që i përngjajnë statujave të lëvizshme, por edhe artistëve të cirkut, kanë ofruar një shfaqje të veçantë mbrëmjen e së martës në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Caruso” është një shfaqje e baletit komntemporan, që ne e quajmë shpesh edhe Physical Dance. E pavarësisht se lëvizjet janë shumë bashkëkohore, muzika nuk është e tillë. Ka një ndërthurje të muzikës së Lucio Dalës, Enrico Carusos, muzikës lirike italiane dhe asaj të lehtë. Ne kemi një tur botëror të kësaj shfaqjeje. Vijmë nga Nju York dhe do të shkojmë në Francë”.

Nën drejtimin e koreografit dhe regjisorit Sungani, shfaqja Caruso, e vendosur me mbi 100 versione në gjuhë e vende të ndryshme, u ngjit në skenën e TKOB si balet kontemporan ku ndërthureshin disa teknika.

“Balerinët stërviten më shumë se 8 orë në ditë për të përcjellë këtë gjini baleti të veçantë. Edhe pse një trupë e re, ata janë balerinë të shkëlqyer”.

Reklamë

Është hera e parë që kjo trupë baleti në tiranë, por në Itali jo pak herë kanë bashkëpunuar me balerinët shqiptarë.

 

Më shumë video

Reklamë