Reperi i njohur Capital T  ka treguar së fundmi në rrjetet sociale se është përballur me një ngjarje aspak të këndshme. Reperi ka rënë pre e grabitjes. Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar se i është thyer makina dhe i kanë vjedhur laptopin.

Por, përveç dëmit material, Kapos i ka humbur diçka tjetër më e shtrenjtë.

Fjala është për pamjet e projektit më të ri që ishte parshikuar të publikohej sot.

‘Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur ai në Instagram.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *