Një 22-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim përgatitjen në doza, për t’i shitur në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës është vënë në pranga nga policia e Lezhës.

 

Policia ka ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, automjetin e dyshuar, që drejtohej nga shtetasi P. K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

 

Mësohet se në pranga ra shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Lënda narkotike dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *