Kanavaro, kampion bote me Italinë dhe fitues i topit të artë e konsideron të vështirë ndeshjen e parë kundër Shqipërisë në “Euro 2024”. I pranishëm në Tiranë me ftesë të FSHF si referues në kursin Uefa Pro të trajnerëve, ish-mbrojtësi i famshëm vlerësoi kuqezinjtë për ecurinë në eliminatore, trajnerin dhe miksin e lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Ai shtoi se ndeshjet e para janë të komplikuara, aq më tepër që në ambientin sportive çdo rezultat jo i mirë bëhet dramë.

“Mendoj se gjithmonë ndeshja e parë e Botërorit apo Evropianit është ajo më e komplikuara sepse vihet nga një periudhë pune dhe skuadrat nuk janë siç kanë qenë. Sigurisht të luajmë kundër Shqipërisë nuk është e lehtë, sepse keni një skuadër të fortë, të re, me një trajner të përgatitur dhe patjetër që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Mjafton të shohësh ndeshjet kualifikuese që ka bërë Shqipëria. Është çështje respekti sepse e dimë se keni lojtarë të mirë, të gjithë luajnë jashtë vendit, kanë eksperiencë ndërkombëtare, shumë luajnë në kampionatin tonë”,  tha Cannavaro.

A ka shanse Shqipëria, sipas Kanavaros që të mundë Italinë?

“Nuk është se në fushë luan historia, por luajnë futbollistët që janë shumë të përgatitur. Nuk ka asnjë skuadër në botë që nuk është e përgatitur dhe kështu pse ta nënvlerësojmë Shqipërinë”, u spreh ish-futbollisti.

Shqipëria bashkë me Italinë janë pjesë e një grupi shumë të fortë në “Euro 2024”, ku bëjnë pjesë gjithashtu Spanja dhe Kroacia. Dueli i parë I kuqezinjve do të jetë në 16 qershor në Dortmund pikërisht kundër “axurreve”, të cilët janë kampione Europe në fuqi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *