Subscribe

Personi që shihni në foto është Can Kariçi, i riu që u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë mbrëmjen e të enjtes në kodër Kamëz.

 

30-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi pak minuta pasi doli nga një bar kafe. Në atentat, sipas burimeve pranë grupit hetimor, mendohet se morën pjesë dy persona; njëri në rolin e qitësit dhe tjetri të shoferit.

 

Pas krimit, ekzekutorët, mendohet se u larguan drejt institutit, ku dhe u gjet mjeti i djegur tip “Audi” me targa të huaja. Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar agjentët gjetën brenda makinë dhe një armë zjarri tip kallashnikov, i cili u dërgua në laboratorin e kriminalistikës.

 

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet deri në këto momente është ajo e prishjes së pazareve të drogës por dhe konflikteve të mëparshme që viktima ka pasur. Kjo pasi 30-vjeçari kishte njohje me Eriges Mihasin dhe Armando Dumanin, të cilët u vranë me breshëri plumbash nga një automjet në lëvizje në zonë e Astirit në 13 nëntor të këtij viti.

 

Për këtë arsye, hetuesit kanë ngritur dyshime se ekzekutimi i Can Kariçi mund të ketë lidhje me këtë ngjarje të rëndë. ndërkohë për ekzaminim në laborator u dërgua dhe arma që u gjet në makinën e 30-vjeçarit.

 

Can Kariçi i lindur në Dibër dhe banues në Bathore, ishte me precedent penal. në shkurt të këtij viti ai ishte ndaluar nga forcat speciale “ RENEA” në Fushë Milot pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje targash. gjatë ndalimit 30-vjeçarit iu gjet dhe një pistoletë pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *