E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Çamët kriminelë”, PDIU i kundërpërgjigjet ministrit grek

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, reagoi ndaj deklaratave të ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos, ku theksuan se ai është pasardhësi i kriminelit Napoleon Zerva.

 

Në deklaratën e saj sekretarja e Përgjithshme, Mesila Doda, ka thënë se Kammenos është shfaqur tejet i kënaqur me marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Reklamë

“Pasi hoqi uniformën ushtarake, që sfidoi për turpin e vet në kufirin tonë jugor dy vite më parë, del si derr i majmur e i kënaqur, e deklaron se morëm nga marrëveshja me Shqipërinë atë që deshëm dhe se ‘Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe se ne nuk do të negociojmë me kriminelë’.

Në të vërtetë  Kamenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultranacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. Nuk di çfarë ka ndryshuar qysh herën e fundit që tregonte tanket e ushtrinë në kufirin tonë, akt i paimagjinueshëm mes dy vendeve anëtarë të NATO-s, por më duhet ti rikujtoj disa foto të paraardhësve të kolegëve të tij në kabinetin qeveritar e të ish-kryeministrit të tij me nazistët e kriminelët. Nga këtu le të gjejmë cilët janë kriminelët e cilët viktimat….”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë