Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është shprehur shumë i shqetësuar për situatën në Rafah të Rripit të Gazës dhe sulmet që Izraeli po planifikon, duke i bërë thirrje qeverisë së vendit të ndalet dhe të mendojë.

Cameron tha se ishte e pamundur të imagjinohej se si mund të bëhet një luftë ndaj njerëzve në Rafah, të cilët kanë lëvizur disa herë për të arritur atje dhe tani nuk ka ku të shkojnë.

“Ne duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm”, tha ai.

“Mbi të gjitha ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime, ne duam të shohim që pauza të çojë në një armëpushim, një armëpushim të qëndrueshëm pa kthim në konflikt të mëtejshëm”, vazhdoi Cameron.

Ai në fund iu referua nevojës për lirimin e pengjeve të Hamasit dhe shpërndarjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *