Pasi beri transparence, duke publikuar faturat e pagesave te taksave nen presion nga skandali i “Panama Papers”, kryeministri Cameron u përball për herë të parë me deputetet, duke thënë se qytetarëve britanik nuk mund t’i cenohet e drejta për të bërë para në mënyrë ligjore. Kreu i qeverisë deklaroi se ai nuk mund te bëhej përgjegjës per diçka qe e ka patur te trashëguar. Por, nje ditë pas publikimit të faturave, të njëjtën gjë kanë bërë dhe zëvendësi i tij Osborn, kyebashkiaku i Londrës Boris Xhonson dhe lideri i opozitës Korbin. Ai tha se nuk mund te rregulla më të ashpra për të varfrit dhe të tjera për të pasurit. Ndërkohe pritet qe nje transparence te tillë financiare ta bëjnë të gjithë ministrat në kabinetin e udhëhequr nga Cameron. Dy dite me pare mijëra njerëz dolën ne proteste ne Londër, ku kërkuan largimin e kryeministrit, pasi i ati i tij rezultoi me nje kompani offshore ne dokumentet e firmës ligjore “Mosak Fonseka”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *