E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Cameron kërkon mirëkuptim

Këshilli Europian mban takimin e parë pas rezultatit të referendumit, ku populli vendosi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. I pranishëm në këtë takim është dhe kryeministri David Kameron, në bisedimet e tij të para me krerët e 27 vendeve të tjera. “Megjithëse populli britanik vendosi daljen nga BE-ja, unë do t’i kërkoj homologëve të mi një proces konstruktiv bisedimesh”, – deklaroi Kameron para takimit. Por Martin Shuls, presidenti i Parlamentit Europian, tha para gazetarëve se megjithëse e mirëkupton hezitimin e tij për të nisur bisedimet formale për të përmbyllur procesin, unioni nuk mund të presë për një kohë të gjatë. Ndërkohe te mërkurën, zyrtare te larte te unionit do te presin ne nje takim kryeministren skoceze, e cila do të shqyrtojë mundësinë e qëndrimit të vendit në BE, pasi qytetarët e këtij shteti votuan 62% në favor të qëndrimit në union.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë