E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Bota

“Cameron, fajtor për brexit”

Kryeministri italian Mateo Renzi bën përgjegjës ish-kryeministrin britanik Devid Kameron për “brexit”. Në një intervistë për BBC, kreu i qeverisë italiane tha se Kameron gaboi pasi përdori çështje të politikës së jashtme për të dalën nga situatat e vështira në vend.

“Kur Devid Kameron vendosi të shkojë në referendum për të zgjidhur problemet e brendshme të konservatorëve, nisën problemet. Çështjet e brendshme nuk mund të zgjidhen duke përdoru çështjet e politikës së jashtme. Britanikët vendosën për të ardhmen e tyre dhe tashmë liderët eruopian duhet të shtyjnë përpara për të krijuar rrugë të reja për një evropë të re.”

Renzi tha se negociatat për daljen e Britanisë do të jenë të vështira. Ai paralajmëroi se qytetarët britanik nuk mund të kenë asnjë të drejtë më shumë se ata të vendeve të unionit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë