Cameron Diaz, pak orë më parë, ndau me fansat lajmin më të rëndësishëm të jetës! Ajo u be nene per here te pare!

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, kitaristi Benji Madden janë bërë për herë të parë prindër të një vajze. Edhe pse çifti nuk ka postuar foto të vogëlushes, Diaz zgjodhi t’i urojë ndjekësit përmes këtij lajmi.

“Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t’ju themi që është shumë e lezetshme.”- shkruan Cameron./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *