Tre ditë nga mbajtja e referendumit për daljen ose qëndrimi e Britanisë nga unioni, kryeministri britanik David Kameron ka vijuar fushatën e tij, duke thënë se Britania nuk është një shtet dështak, por luftarak. Ai ftoi qytetaret britanik të votojnë pro qëndrimit, pasi kjo do të shmangte një krizë ekonomike në vend.

“Nëse ne zgjedhim për te ikur, ne mund të largohemi por le të jemi të qartë, dalja dhe heqja dore nga një organizatë e tillë do të ketë një ndikim të madh në jetën tonë, fëmijët tanë, mundësit dhe bizneset tona. Unë nuk mendojë se Britania është një dështake. Ne qëndrojmë dhe luftojmë, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Kjo e bën vendin tone të madh.”

Nga ana tjetër edhe rivali i tij me i fortë ne ketë fushate, ish-kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson, i cili bën thirrje per daljen e vendit nga unioni deklaroi se ka ardhur koha qe britaniket te marrin fatet e vendit te tyre ne dore. “Ne duhet te bekojmë te aftësitë tona dhe te ajo qe Britania mund te beje si shtet”. Referendumi ne Britaninë e Madhe mbahet me 23 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *